Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

Inter del në fushë sonte përballë Salzburg, lideri i zikaltërve humbet këtë takim

Inter del në fushë sonte përballë Salzburg, lideri i zikaltërve humbet këtë takim

16:37, 09/08/2023

 

Inter vazhdon fazën përgatitore dhe sot do të ketë përballë skuadrën e Salzburg për një ndeshje miqësore. Për këtë takim, trajneri Simone Inzaghi ka vendosur të mos grumbullojë një prej titullarëve të ekipit.

Bëhet fjalë për kapitenin, Lautaro Martinez që do të humbasë këtë takim. Siç raportojnë mediat italiane, sulmuesi argjentinas do të qëndrojë në Milano pasi ka pasur një mbingarkesë të lehtë muskulore në stërvitje.

Gjithashtu, thuhet se Lautaro Martinez nuk do të jetë i gatshëm as për miqësoren e datës 13 përballë Egnatias. Një lajm jo i mirë ky për skuadrën zikaltër, ku pas 10 ditësh nis sezonin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco