Lojtari i Bayernit refuzon 65 milionë euro në vit nga klubi arab

Lojtari i Bayernit refuzon 65 milionë euro në vit nga klubi arab

20:20, 08/08/2023

 

Ka edhe nga ata që u thonë jo parave, ndonëse në futbollin e sotëm kjo është diçka që ndodh gjithmonë e më rrallë.

Sipas “TZ Munchen”, lojtari i Bayernit të Mynihut Kingsley Coman ka refuzuar 2 oferta të ardhura nga Arabia Saudite, njëra prej 45 milionë eurosh në vit dhe tjetra prej 65 milionë eurosh në vit.

Coman nuk i ka marrë në konsideratë ofertat, duke refuzuar menjëherë propozimet, madje u ka bërë të ditur klubeve të interesuara se nuk do të pranojë as 100 milionë euro në vit.

Francezi do të vazhdojë karrierën me bavarezët, klub me të cilin ka fituar gjithçka, madje ka vendosur edhe një finale të Champions League, duke shënuar golin vendimtar përballë Paris Saint-Germain.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco