Hadergjonaj bëhet me skuadër të re, sot pritet zyrtarizimi i tij

Hadergjonaj bëhet me skuadër të re, sot pritet zyrtarizimi i tij

13:16, 07/08/2023

Florent Hadergjonaj është larguar nga Kasimpasa pas tre viteve qëndrim në Stamboll.

Mbrojtësi kosovar mbeti i lirë në fund të sezonit dhe deri tani ka pritur për ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Përkundër se kishte oferta të rëndësishme nga Panathinaikos, AEK e Olympiacos, Hadergjonaj ka vendosur të mbetet në Turqi.

29-vjeçari do të mbetet pjesë e Superligës së Turqisë, por jo te Kasimpasa apo ndonjë skuadër tjetër nga Stambolli.

Mbrojtësi dardan karrierën do ta vazhdojë tek Alanyaspor ku tanimë ka arritur marrëveshje dhe sot pritet zyrtarizimi i tij.

Detajet e kontratës do të bëhen publike më vonë, derisa Hadergjonaj pritet t’i kryejë testet mjekësore dhe të zyrtarizohet te skuadra e re.

Tek Alanyaspori, Hadergjonaj do të gjejë bashkëkombësin e tij Fidan Aliti, i cilii iu bashkua kësaj skuadre gjatë verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco