Anglezët pas Asllanit, Inter nuk pranon më pak se 30 milionë euro

Anglezët pas Asllanit, Inter nuk pranon më pak se 30 milionë euro

12:23, 07/08/2023

Prej disa javësh, Brighton e kërkon e që prej së premtes të kaluar aludimet, që lidhin “yllin” e mesfushës së Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani me një kalim në Premie League janë shtuar aq shumë, saqë “zikaltrit” e Interit i kanë vendosur “çmimin”, talentit 21-vjeçar.

Plot 30 milionë euro kërkojnë “zikaltrit” për Asllanin, me teknikun e “pulëbardhave” të Brighton Roberto De Zerbi që “dashuruar” pas “magjisë” së “yllit” shqiptar, teksa e konsideron këtë të fundit, si zëvendësuesin perfekt të të larguarit, Alexis Mac Allister

Mirëpo, pavarësisht dëshirës së anglezëve për ta transferuar, vetë Asllanin apo menaxherët e tij nuk kanë folur akoma mbi këtë gjë dhe vetë klubi “zikaltër” e konsideron Kristjanin, si një nga “gurët-themel” për mesfushën e së ardhmes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco