Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Barcelona ‘çlirohet’ nga Franck Kessie

Barcelona ‘çlirohet’ nga Franck Kessie

09:43, 07/08/2023

Franck Kessie do të jetë lojtar i Barcelonës edhe për pak orë. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ndodhet në Paris, ku po finalizon detajet e kalimit tek Al-Ahli.

Barça i ka dhënë leje që të mos marrë pjesë në stërvitjet e ekipit dhe të finalizojë largimin e tij në futbollin saudit.

Largimi i ish-mesfushorit të Milanit duhet të shërbejë në mënyrë që Barça të mund të përshpejtojë regjistrimin e lojtarëve që janë ende në pritje, si dhe të bëjë manovra të tjera në tregun e transferimeve.

Në mungesë të detajeve të transferimit, disa informacione bëjnë me dije se skuadra arabe do të paguajë rreth 20 milionë euro për Kessien.

Vetë lojtari do të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon. Zyrtarizimi i marrëveshjes mund të bëhet këtë të hënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco