Një tjetër shqiptar drejt Italisë, Rei Manaj pranë akordit me skuadrën e Serie A

Një tjetër shqiptar drejt Italisë, Rei Manaj pranë akordit me skuadrën e Serie A

08:52, 07/08/2023

“Kolonisë” shqiptare në Serinë A pritet t’i bashkohet edhe Rei Manaj.

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Italia, sulmuesi i Kombëtares është pranë akordit me skuadrën e Frosinones, që këtë sezon u ngjit në elitë, teksa pak ditë më parë transferoi edhe sulmuesin tjetër shqiptar Marvin Çuni. 

Manaj është futbollist i lirë prej 8 shkurtit të vitit 2023, kur mbylli kontratën me Watford, teksa sipas Xhanluka Di Marcios, drejtuesit e klubit verdheblut të Frosninones, po mendojnë të nënshkruajnë me shqiptarin. 

Këtë e konfirmoi vetë Guido Angeloci, drejtor i zonës tekniko-operative të Frosinones, i cili pranoi se janë në tratativa me Manajn.

Gjasat janë të mëdha që shqiptari të rikthehet në Itali, pas aventurave të mëparshme me Kremonezen, Interin, Peskarën, Pizën dhe Specian.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco