Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

Mbappe harron konfliktin me PSG, arratiset në Sardenjë me dy bukuroshe brune

Mbappe harron konfliktin me PSG, arratiset në Sardenjë me dy bukuroshe brune

18:18, 06/08/2023

Merkato që “zien” dhe konflikti i hapur me PSG, në stërvitjet e të cilëve nuk mund të marr pjesë, duket se nuk e shqetësojnë aspak yllin francez Kylian Mbappe.

Në kohën kur yjet e ekipit parisien stërviten për nisjen e sezonit të ri në Ligue 1, Mbappe është arratisur për një fundjavë relaksuese në brigjet e Sardenjës.

Mbappe fillimisht u pa duke zbritur nga një avion privat luksoz së bashku me një mik përpara se të shkonte në një bar veror në plazh.

Por, 24-vjeçari është siguruar që pushimet ti shijojë në maksimum dhe për këtë duket se i mjaftojnë dy bukuroshe brune, të cilat janë fotografuar pranë tij, teksa marrin rreze në një pishinë në ishullin mesdhetar.

Mbappe duket tepër i buzëqeshur, teksa nuk i heq syzet e diellit, ndërsa njëra prej vajzave që e shoqëron, duket e mrekullueshme me bikinit ngjyrë floriri.

Superylli francez po ashtu u pa duke festuar më vonë gjatë mbrëmjes me sulmuesin e Real Madrid – Rodrygo – duke shtuar më tej spekulimet se ai do t’i bashkohet atij në kryeqytetin spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco