Tirana e mbyll aventurën evropiane, Beshiktashi fiton edhe në ‘Air Albania’

Tirana e mbyll aventurën evropiane, Beshiktashi fiton edhe në ‘Air Albania’

22:20, 03/08/2023

Tirana u mposht 0-2 përballë Besiktasit në “Air Albania”, sfidë që u ndoq nga më shumë se 10 mijë tifozë.

Skuadra nga Stambolli fitoi edhe sfidën e dytë dhe kaloi në raundin e tretë të Conference League me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Golat u realizuan në pjesën e dytë nga Daniel Amartey dhe Vincent Aboubakar, teksa skuadra nga Stambolli e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Arthur Masuaku në mesin e fraksionit të dytë.

Djemtë e Orges Shehit, iu afruan golit në disa raste, por Hasani, Kaina, Deliu dhe Abazaj nuk konkretizuan rastet e krijuara. Besiktasi do të sfidojë në turin e tretë azerët e Neftchi Baku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco