Tri blerje në tri ditë, Interi gati për sulmin final në merkato

Tri blerje në tri ditë, Interi gati për sulmin final në merkato

20:44, 03/08/2023

Kur kanë mbetur pak më shumë e dy javë nga starti i kampionatit, telashet tek Interi kanë nisur të shtohen, pasi skuadra nuk është ende e plotë dhe presioni mbi Marottën e Ausilion po rritet.

Megjithatë mediat pranë klubit zikaltër konfirmojnë se në tre ditët e ardhshme, Interi do të afrojë tre futbollistë të skuadër, për të kompletuar grupin në dispozicion të Inzaghit dhe më pas do të shihen mundësitë e ndonjë përforcimi deri në fund të merkatos.

Kështu për Sommer, Bayernit të Mynihut i është dhënë një ultimatum prej 48 orës për të firmosur transferimin për 4 milionë euro, siç është rënë dakord në negociatat mes dy klubeve.

Nëse bavarezët nuk pranojnë, atëherë te Interi janë gati të paguajnë klauzolën prej 6 milionë eurosh, duke pasur edhe miratimin e portierit zviceran, që me shumë gjasa të hënën do të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit.

E njëjta situatë është edhe me Samardzic, që pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe firmosë kontratën me zikaltrit në dy ditët e ardhshme, pasi palët kanë rënë dakord për të gjithë detajet e transferimit.

Sa i përket sulmit, negociatorët po punojnë intensivisht për të arritur një marrëveshje për veshjen zikaltër të Gianluca Scamaccës, sulmues italian në pronësi të West Hamit. Anglezët kërkojnë 30 milionë euro, ndërsa Interi pritet të prezantojë një ofertë të tretë prej 25 milionë eurosh, plus 3 të tjera bonus, në mënyrë që të rikthejnë në Serinë A sulmuesin e talentuar.

Me këta tre elementë organika zikaltër mund të quhet e kompletuar, ndonëse deri në fund të merkatos Ausilio e Marotta do të provojnë të kënaqin Inzaghin edhe me një qendërmbrojtës, ku i përzgjedhuri është Trevor Chalobah, i cili mund të vijë në huazim nga Chelsea.

Sa i përket ëndrrës së verës, sulmuesit amerikan Falorin Balogun, ai do të vishet zikaltër vetëm nëse Interi arrin të shesë argjentinasin Correa në Arabinë Saudite për një shifër prej 15-20 milionë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco