'Jo vetëm Leao', Pioli ka një kërkesë për sulmuesit e Milanit

'Jo vetëm Leao', Pioli ka një kërkesë për sulmuesit e Milanit

14:35, 02/08/2023

 

Pavarësisht se Milani humbi 1-0 ndaj Barcelonës, Stefano Pioli ka mbetur i kënaqur nga performanca e djemve të tij në miqësoren amerikane.

“Kemi luajtur shumë mirë. Bilanci i turneut amerikan është pozitiv. Lojtarët e rinj po integrohen mirë me skuadrën tonë.

Kërkesa ime? Pres që tre lojtarët e sulmit të shënojnë gola. Ishim të rrezikshëm, por duhet t’i shfrytëzonim më mirë rastet e krijuara.

Sigurisht që duhet ta shërbejmë më shumë Leaon, por ai nuk duhet të jetë opsioni ynë i vetëm. Në përgjithësi, ne duhet ta qarkullojmë më mirë topin”, theksoi trajneri i Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco