Përjashtimi nga Europa, kapiteni i Juventusit: Më mirë kështu, fitojmë titullin

Përjashtimi nga Europa, kapiteni i Juventusit: Më mirë kështu, fitojmë titullin

11:23, 31/07/2023

Danilo do të jetë kapiteni i Juventusit në sezonin e ri. Largimi i Bonuccit ka kaluar shiritin te mbrojtësi brazilian.

32-vjeçari e cilëson të drejtë vendimin e UEFA-s për të përjashtuar bardhezinjtë nga kompeticionet europiane.

Ndërkohë që gjatë një prononcimi nga SHBA, aty ku skuadra e Max Allegrit po përgatitet për sezonin e ri, Danilo karikon tifozët, duke theksuar se ai dhe shokët e tij do të fitojnë titullin kampion.

“Sigurisht që do të kishim dashur të luanim në  kompeticionet europiane, por u mor vendimi i duhur. Këtë vit do të fokusohemi te kampionati dhe Kupa e Italisë.

Objektivi ynë është të fitojmë sërish titullin kampion. Duam ta rikthejmë Juventusin në skuadrën më të mirë të Italisë. Titulli na mungon dhe ne duam të rikthehemi në majë”, u shpreh Danilo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco