VIDEO/ Benzema nuk ndalet së shënuari, i jep përsëri suksesin Al Itihad në Champions Cup

VIDEO/ Benzema nuk ndalet së shënuari, i jep përsëri suksesin Al Itihad në Champions Cup

10:43, 31/07/2023

Karim Benzema po tregon se është përshtatur shumë shpejt te skuadra e Al Itihad, pasi me golat e tij po ndihmon këtë klub që të sigurojë fitore të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Skuadra e sulmuesit francez, luante ndaj CS Staksien të Tunizisë në Kupën e Kampioneve të Klubeve Arabe.

Dhe ashtu siç ndodhi pak ditë më parë ndaj Esperans të Tunizisë, edhe këtë herë goli i Benzema vulosi ndeshjen.

Ai shënoi me një kthesë të shpejtë në minutën e 63-të të sfidës, për atë që ishte goli i vetëm i ndeshjes, duke i dhënë suksesin dhe 3 pikët skuadrës së tij e cila që tani ka marrë kryesimin e grupit në të cilin bën pjesë në këtë turne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco