Lajmi i fundit

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim me Izraelin/ Ja kushtet e negociuara

Bellingham merr pasaportën e re, ‘dhurata’ e parë për klubin madrilen

Bellingham merr pasaportën e re, ‘dhurata’ e parë për klubin madrilen

22:44, 30/07/2023

Jude Bellingham i vjen në ndihmë Real Madrid ende pa filluar sezoni.

Mesfushori i transferuar këtë verë në Spanjë për më tepër se 100 milionë euro nga Borussia Dortmund, nuk konsiderohet më si një futbollist jo-europian.

Gjithçka lidhej me pasaportën e 20-vjeçarit, i cili duke zotëruar atë anglezen bllokonte një vend për lojtarët ekstrakomunitarë te Real Madrid duke qenë se Anglia vendosi të braktiste Europën. Tashmë, pas aplikimit, Bellingham zotëron edhe pasaportën irlandeze, e falë kësaj konsiderohet sërish si një futbollist europian.

Tashmë, te Real Madridi kanë një vend më shumë për futbollistët që vijnë nga jashtë Europës apo për ata që nuk kanë shtetësi europiane.

Kujtojmë se lojtarë me shtetësi angleze, skoceze, uellsiane dhe irlandezo-veriore konsiderohet si lojtarë jo-europianë.

Vlen të theksohet se merkato e madrilenëve është tejet e fokusuar në Amerikën Latine dhe drejtuesit kërkojnë të bëjnë vend për të gjithë talentet që mund të transferojnë në kryeqytetin spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco