Njihuni me shitjet më të shtrenjta të futbollistëve në Serie A

Njihuni me shitjet më të shtrenjta të futbollistëve në Serie A

22:11, 30/07/2023

Transferimi i bujshëm i danezit Hojlund nga Atalanta te Manchester United për shifrën e 85 milionë eurove e ka bërë sulmuesin të katërtin më të shtrenjtë, të shitur nga klubet e Serisë A.

Me këtë transferim Atalanta bëri padyshim shitjen e saj më të shtrenjtë, ndërsa Hojlund nxori brazilianin Kaka nga lista e 10 shitjeve më të shtrenjta të kryera nga klubet italiane.

Për brazilianin Kaka, Reali i Madridit pagoi 67 milionë euro në arkat e Milanit, një milionë euro më pak sesa Bayerni i Mynihut pagoi verën e kaluar për mbrojtësin holandez Mathijs De Ligt.

Lista me 10 shitjet më të shtrenjta të klubeve italiane:

1. Romelu Lukaku – Nga Interi te Chelsea për 113 milionë euro

2. Paul Pogba – Nga Juventus te Manchester United për 105 milionë euro

3. Gonzalo Higuain – Nga Napoli te Juventus për 90 milionë euro

4. Rasmus Hojlund – Nga Atalanta te Manchester United për 85 milionë euro

5. Dusan Vlahovic – Nga Fiorentina te Juventus për 81.6 milionë euro

6. Sandro Tonali – Nga Milani te Newcastle për 80 milionë euro

7. Zinedine Zidane – Nga Juventus te Reali i Madridit për 77.5 milionë euro

8. Zlatan Ibrahimovic – Nga Interi te Barcelona për 69.5 milionë euro

9. Achraf Hakimi – Nga Interi te PSG për 68 milionë euro

10. Mathijs De Ligt – Nga Juventus te Bayern Mynih për 68 milionë euro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco