Tension te Lazio, Sarri mund ta ‘paguajë’ me shkarkim

Tension te Lazio, Sarri mund ta ‘paguajë’ me shkarkim

21:58, 30/07/2023

Situatë e tensionuar te Lazio. Pasi ‘hëngri kokën’ e Igli Tares, trajneri Maurizio Sarri ka nisur luftën edhe me presidentin Claudio Lotito.

Të dy nuk bien aspak dakord mbi merkaton, teksa presidenti duket se nuk po plotëson kërkesat e trajnerit.

Mediat italiane raportojnë për një debat të ashpër në telefon mes të dyve, të cilin Sarri ua ka bërë të ditur edhe futbollistëve, duke u paralajmëruar se gjithçka mund të ndodhë në dy javët e ardhshme.

Në fillim të javës pritet që Sarri e Lotito të ulen të tryezë për të diskutuar përballë njëri-tjetrit të gjithë çështjet që i ndajnë, teksa nuk përjashtohet mundësia edhe e një vendimi ekstrem, për shkarkimin e trajnerit.

Nga ana tjetër, tre futbollistë të rëndësishëm të klubit si Luis Alberto, Zaccagni e Felipe Anderson kanë lënë në pritje rinovimin, pasi do të presin më parë të sqarohet situata me trajnerin.

Në rast të një largimi të Sarrit, të tre pritet të mos zgjatin bashkëpunimin me Lazion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco