Rebiç zbarkon në Stamboll, e presin qindra tifozë

Rebiç zbarkon në Stamboll, e presin qindra tifozë

19:33, 30/07/2023

Ante Rebiç ka zbarkuar pasditen e të dielës në Stamboll, ku do të kryejë testet mjekësore dhe firmosë me klubin e Besiktasit.

Sulmuesi kroat i dha fund aventurës te Milani, pas tre sezonesh e gjysmë, ku luajti 123 ndeshje dhe shënoi 29 gola, ndërsa për transferimin e tij turqit e Besiktas do të paguajnë rreth 2 milionë euro.

Qindra tifozë të Besiktas kishin dalë në aeroport për të pritur sulmuesin kroat, ndaj të cilit ka pritshmëri të mëdha.

Për më tepër, firma me Rebiç entuziazmon jo pak tifozët e Besiktasit, pasi deri tani merkatoja e klubit ka qenë vërtetë e vakët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco