Verstappen triumfon edhe në Belgjikë, Leclerc lë Hamilton jashtë podiumit

Verstappen triumfon edhe në Belgjikë, Leclerc lë Hamilton jashtë podiumit

16:48, 30/07/2023

Nisej nga vendi i gjashtë, por Red Bullin e Max Verstappen nuk mundi ta pengojë askush drejt triumfit të 10-të sezonal nga 12 gara të zhvilluara në total.

Edhe në Çmimin e Madh të Belgjikës, në pistën e SPA-Francorchamps, ishte holandezi ai që dominoi teksa iu deshën vetëm 17 xhiro për të marrë kryesimin nga shoku i skuadrës Sergio Perez.

Një pozicion të cilin dy herë Kampioni i Botës nuk e lëshoi dhe nuk e vendosi për asnjë moment në dyshim duke shkuar i qetë në pushimet verore.

Nga ana tjetër, Sergio Perez e mbylli në vendin e dytë ndërsa Charles Leclerc e përfundoi garën në vendin e tretë.

Piloti i Ferrarit pavarësisht se u nis nga “Pole Position” e humbi kryesimin e garës brenda xhiros së parë pas sulmit të Perez. Megjithatë, monegasku ia doli të ngjitej në podium edhe pse në shkallën e fundit të tij, teksa la në vend të katërt Lewis Hamilton.

Sa i takon Carlos Sainz, spanjolli u detyrua të tërhiqej në xhiron e 23-të teksa pati një problem që në start kur Ferrari i tij pësoi një të çarë pas kontaktit me Oscar Piastri. Edhe kanadezi e mbylli garën para kohe.

Ndërkohë, në zonën e pikëve ia dolën të renditeshin Fernando Alonso në vendin e pestë, Russell në vendin e gjashtë, Norris në vendin e shtatë, Ocon në vendin e tetë, Stroll dhe Tsunoda respektivisht në vendin e nëntë dhe dhjetë.

Image

Kujtojmë se Formula 1 në këtë periudhë “merr” pushimet e verës dhe rikthehet vetëm në fundin e muajit gusht me Çmimin e Madh të Holandës, shtëpinë e Max Verstappen

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco