Napoli mbyll dyert për Osimhen, refuzon 130 milionë euro dhe ka gati rinovimin e kontratës

Napoli mbyll dyert për Osimhen, refuzon 130 milionë euro dhe ka gati rinovimin e kontratës

14:40, 30/07/2023

Aurelio De Laurentiis e mban fort, me të vërtetë shumë shtrënguar, Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian është një element kryesor i Napolit, protagonisti absolut i sezonit të kaluar, që riktheu “Scudetton” pas 33 vitesh.

Protagonisti i një dopiete dje, në ndeshjen miqësore në ‘Castel Di Sangro’ ndaj Hatayspor, është pranë rinovimit të kontratës me blutë, me rritje të pagës së tij deri në 7 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, Al-Hilal po shfaq interes për të nga Arabia Saudite. Klubi oriental në fakt i ka propozuar padronit blu shumën prej 130 milionë eurosh, raporton edicioni i sotëm i ‘Il Mattino’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco