Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Detaje të transferimit të Mauro Icardit te Galatasaray

Detaje të transferimit të Mauro Icardit te Galatasaray

14:10, 30/07/2023

Autori i një sezoni të suksesshëm me Galatasaray (23 gola dhe 8 asiste në 26 ndeshje), Mauro Icardi vendoset përfundimisht në Turqi, pasi i kishte përfunduar huazimi dhe ishte rikthyer te PSG. Sulmuesi 30-vjeçar argjentinas ka nënshkruar kontratë të përhershme me kampionët e Turqisë, të cilët sot kanë bërë të ditur detajet e kontratës që e lidh atë me lojtarin deri në qershor të vitit 2026.

“Është arritur një marrëveshje me futbollistin profesionist Mauro Emanuel Icardi Rivero dhe klubin e tij SAS Paris Saint-Germain Football për transferimin e lojtarit. Për rrjedhojë, ish-klubit të futbollistit do t'i paguhet një tarifë transferimi prej 10 milion euro, me këste të shpërndara në 4 sezone. Me lojtarin është arritur një marrëveshje për 3 sezone duke filluar nga sezoni 2023-2024 dhe do të paguhet një tarifë sezonale neto prej 6 milionë euro për çdo sezon futbollistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco