E kryer, Yunus Musah do t’i bashkohet Milanit

E kryer, Yunus Musah do t’i bashkohet Milanit

12:44, 30/07/2023

Milani dhe Valencia thuhet se kanë arritur marrëveshje totale për transferimin e mesfushorit amerikan, Yunus Musah.

Pas disa javësh diskutime, klubi italian dhe ai spanjoll kanë arritur marrëveshje për mesfushorin 20-vjeçar.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja e nënshkruar midis Milanit dhe Valencias është në vlerën 20 milionë eurosh, përfshirë bonuset.

Romano shton se Musah gjatë javës së ardhshme do t’i kryej testet mjekësore te Milani dhe do të nënshkruaj marrëveshje pesëvjeçare.

Musah do të jetë lojtari i dytë amerikan që i bashkohet Milanit pas Christian Puslici, i cili u transferua nga Chelsea para rreth dy javësh.

Përveç Musah dhe Pulisic, Milani deri tani ka nënshkruar edhe me Luka Romero, Marco Sportiello, Noah Okafor, Ruben Loftus-Cheek, Tijjani Reijnders dhe Samuel Chukwueze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco