Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Sfida e kthimit me Beshiktashin, ja stadiumi që Tirana do të presë turqit

Sfida e kthimit me Beshiktashin, ja stadiumi që Tirana do të presë turqit

17:10, 28/07/2023

Tirana dhe Beshiktashi do të përballen në sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës në Tiranë. Bardheblutë do të luajnë në “Air Albania” më 3 gusht në orën 20:00, ndërsa sfida nuk spostohet në Elbasan.

Kualifikimi në turin e dytë të Ligës së Konferencës, u ka garantuar bardhebluve 550 mijë euro nga UEFA. Ama bonusi nuk janë paratë e Europës, por ajo që do të fitojë nga sfida me Beshiktashin.

Pak a shumë Tirana pret një shifër të mirë nga biletat që do të shiten për ndeshjen. Një tjetër e ardhur për sfidën me Beshiktashin do të jenë të ardhurat nga reklamat në stadium.

Kompanitë turke dhe shqiptare që duan të reklamojnë biznesin në këtë ndeshje janë të mëdha dhe kështu edhe nga reklamat do të ketë para. Bardheblutë pritet që të marrin një shumë të majme nga e drejta TV. Turqit duan të shohin ndeshjen dhe klubi Tirana nuk e shet të drejtën TV pa 300 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco