Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Europa humbi një tjetër lojtar të madh, Mahrez zyrtarizohet në Arabi: Privilegj të luaja për Cityn!

Europa humbi një tjetër lojtar të madh, Mahrez zyrtarizohet në Arabi: Privilegj të luaja për Cityn!

16:58, 28/07/2023

Zyrtare, Riyad Mahrez është lojtari më i ri i Al-Ahli, klubi saudit ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit algjerian i cili vjen nga Manchester City. Algjeriani ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me opsion për rinovim edhe për një sezon tjetër. Tek Al-Ahli, Mahrez do të formojë një treshe sulmuese së bashku me Firminio dhe Allain Saint-Maximin. Për Mahrez, Al-Ahli i ka paguar Cityt 30 milion paund plus bonuset me operacionin që në total ka kapur shifrën e 40 milionë paundëve.

32-vjeçari largohet nga Manchester City pas 5 sezonesh, ku ka fituar 4 tituj të Premier League-s nën drejtimin e Pep Guardiolës si dhe trofeun e Champions League-s në sezonin që sapo u mbyll. Fjalët e tij lidhur me largimin nga City kanë qenë:

“Të luaja për Manchester Cityn ka qenë një nder dhe një privilegj, shkova aty për të fituar trofe dhe për të shijuar futbollin dhe jam i lumtur që ja arrita qëllimit, kalova 5 vite të mrekullueshme  aty, me lojtarë të pabesueshëm, tifozë të jashtëzakonshëm dhe me trajnerin më të mirë në botë”.

Mahrez gjithashtu shtoi:

“Kam kujtime të jashtëzakonshme nga City, sidomos në titujt e fituar dhe rivalitetin e pabesueshëm me Liverpoolin”.

Ne 5 sezone Mahrez bëri gjithësej 236 paraqitje me Cityn dhe arriti të shënojë 78 gola. Ai ka qenë një lojtar mjaft i rëndësishëm për skemat e Pep Guardiolës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco