Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

I shënoi gol Tiranës, sulmuesi i Beshiktashit: Bëmë çfarë deshëm

I shënoi gol Tiranës, sulmuesi i Beshiktashit: Bëmë çfarë deshëm

13:43, 28/07/2023

Onur Bulut, sulmuesi i Beshiktashit, që hapi edhe ndeshjen me golin e tij në minutën e 21-të, foli pas fitores me shifrat 3-1 ndaj Tiranës në “Vodafone Arena”.

Ai u shpreh se arritën t’i kontrollonin bardheblutë dhe të tregonin aftësitë e tyre në fushë, duke e mbajtur edhe topin në shumicën e kohës.

“E nisëm mirë ndeshjen. Arritëm të mbajmë më së shumti topin në zotërim dhe ishim në gjendje të tregonim atë që donim në fushë. Gjithsesi, ka vend për përmirësim. Urime për bashkëlojtarët e mi!

Konkurrenca për fanellën është shumë e mirë. Të gjithë përpiqen të zëvendësojnë njëri-tjetrin. Ne do të luajmë për kampionatin, këtë e thotë trajneri ynë Senjol Gynesh në çdo rast. Objektivi i Beshiktashit është gjithmonë kampionati”, tha Bulut.

Ndeshja e kthimit do të luhet në “Air Albania” më 3 gusht. Ndërkohë, Beshiktashi duket shumë kërkues edhe gjatë kësaj merkatoje, pasi së fundmi në media është përfolur një transferim i mundshëm i ish-yllit të Liverpulit dhe Barcelonës, Filipe Kutinjo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco