Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Xherdan Shaqiri shënon në fitoren e Chicagos

Xherdan Shaqiri shënon në fitoren e Chicagos

13:20, 28/07/2023

Xherdan Shaqiri ka vazhduar me formën e mirë te Chicago Fire këtë edicion.

Shqiptari i Zvicrës ka kontribuar me gol në triumfin e ekipit e tij në kuadër të Kupës së Ligës.

Chicago të premten triumfoi me rezultatin 3-2 për ta startuar me fitore këtë garë.

Shaqiri realizoi nga penalltia në minutën e 69-të për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Për Shaqirin, ky ishte goli i tij i katërt në të gjitha garat për Chicagon, ndërsa ka edhe 5 asistime.

Ai në ndeshjen kundër Minnesotas u inkuadrua nga stoli në minutën e 66-të, ndërsa tre minuta më vonë shënoi golin e parë për Chicagon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco