Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

E rrallë në Argjentinë, gropa e madhe ndryshon portën e penalltive

E rrallë në Argjentinë, gropa e madhe ndryshon portën e penalltive

11:29, 28/07/2023

San Lorenzo u ndesh me Platensen në takimin e raundit të 1/16-ve në Kupën e Argjentinës. Koha e rregullt nuk prodhoi asnjë gol.

Dhe lojtarët iu drejtuan penalltive për të përcaktuar fituesin dhe skuadrën që do të kualifikohej në raundin tjetër.

I pari për vendasit gjuajti Gonzalo Lujan. Mbrojtësi 22-vjeçar e dërgoi topin jashtë. Jo për faj të tij, por të fushës…

Një gropë e madhe ishte krijuar aty ku vendoset topi, ndërkohë që lojtari i shpëtoi mirë edhe dëmtimit të kaviljes.

Kjo ndikoi që arbitri kryesor të merrte vendimin për të ndryshuar portën ku do të goditeshin penalltitë e radhës.

Për fatin e mirë të Lujan, kjo “gafë” nuk ndikoi pasi dy lojtarë të Platenses gabuan penalltitë e tyre dhe San Lorenzo festoi kualifikimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco