Rivalët e Inter Miamit shkatërrojnë muralen dedikuar Lionel Messit

Rivalët e Inter Miamit shkatërrojnë muralen dedikuar Lionel Messit

17:21, 27/07/2023

Transferimi futbollistit argjentinas Lionel Messi te Inter Miami duket se ka zemëruar rivalët e këtij klubi, të cilët ia kanë shkatërruar muralin.

Ardhja e Messit në SHBA ka padyshim një rëndësi të madhe për klubin e tij të ri Inter Miami, por edhe për ligën amerikane të futbollit MLS. Mirëpo, ka edhe nga ata që nuk e kanë pëlqyer këtë transferim, përkatësisht tifozët e dy klubeve rivale nga Florida.

“Objektivi” i tyre për të shfryrë zemërimin e tyre ishte murali i Vice City 1896, i cili u pikturua së fundmi në nder të Messit. Muralja përshkruante argjentinasin me një fanellë të Inter Miami dhe tifozët e Orlando City ose klubi lokal Miami FC besohet të jenë përgjegjës për vandalizmin.

Si Inter Miami edhe Orlando City luajnë në ligën MLS, ndërsa Miami FC është pjesë e ligës së dytë (USL).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco