‘Curva Sud’ përshëndet merkaton e Milanit: Nuk e kishim parë prej vitesh, vazhdoni deri në vdekje

‘Curva Sud’ përshëndet merkaton e Milanit: Nuk e kishim parë prej vitesh, vazhdoni deri në vdekje

11:34, 27/07/2023

Milani ka qenë shumë aktiv në këtë merkato vere, duke afruar futbollistë në çdo pozicion ku skuadra kishte nevojë.

Së fundmi, kuqezinjtë kanë firmosur edhe me Çukvuezen, teksa kjo merkato është përshëndetur edhe nga “Curva Sud” me anë të menaxherit të tifogrupit, Luka Luçi.

“Hajde, ik… bla bla bla, mosmarrëveshje.. bëj.. thuaj… Ndoshta sot ju pseudotifozët e Milanit duhet të mbyllni gojën sepse një gjë është e sigurt. Merkato si kjo që ka bërë Milani këtë sezon, nuk e kemi parë ndër vite. Kemi marrë të rinj, të fortë, kampionë dhe me eksperiencë. Më në fund nuk po shohim yjet e skuadrës që largohen me zero, por duke fituar para më shumë se ç’duhet. Më në fund nuk ka telenovela por konkretizime.

Ne kërkuam një hap të madh në cilësi pas blerjeve të para, ju besuam dhe sot duket qartë se rruga e ndjekur nuk ka qenë kurrë më e kënaqshme! Ne ishim të sigurt se lëvizjet e forta të klubit duhet të mbështeteshin më pas me fakte dhe kështu ishte! Tani fjala e fundit në fushë… Dhe i dashur Milan, merkato është ende e gjatë vazhdoni të bashkuar deri në vdekje”, shkruan Luçi në profilin e tij në “Instagram”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco