Shahistja iraniane që hoqi shaminë merr nënshtetësinë spanjolle

Shahistja iraniane që hoqi shaminë merr nënshtetësinë spanjolle

09:44, 27/07/2023

Madrid - Një shahiste iraniane, e cila u transferua në Spanjë në janar, pasi konkuroi pa shami dhe kishte një urdhër arresti kundër saj në atdhe, ka marrë nënshtetësinë spanjolle, njoftoi Spanja të mërkurën.

Sarasadat Khademalsharieh, e njohur më mirë si Sara Khadem, mori pjesë në Kampionatin Botëror të Shahut të Shpejtë dhe Blitz FIDE të mbajtur në Kazakistan në fund të dhjetorit pa shaminë e kokës që është e detyrueshme sipas kodeve strikte të veshjes islame të Iranit.

Ligjet që zbatojnë veshjen e detyrueshme të hixhabit u bënë një pikë debati gjatë trazirave që përfshinë Iranin kur një grua 22-vjeçare iraniane-kurde, Mahsa Amini, vdiq në paraburgimin e policisë së moralit në mes të shtatorit.

26-vjeçarja i tha Reuters se nuk ishte penduar për gjestin e saj në mbështetje të lëvizjes protestuese kundër udhëheqjes klerikale të vendit të saj.

Gazeta zyrtare e Spanjës tha se kabineti miratoi dhënien e nënshtetësisë Khadem të martën "duke marrë parasysh rrethanat e veçanta" të rastit të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco