Sarri shqetësohet për mesfushën, një tjetër titullar drejt largimit

Sarri shqetësohet për mesfushën, një tjetër titullar drejt largimit

10:13, 27/07/2023

Mesfushori spanjoll Luis Alberto nuk është stërvitur me skuadrën këtë të mërkurë dhe gjasat janë që të kërkojë sërish largimin nga bardhekaltrit.

Që prej largimit të Simone Inzaghit, Luis Alberto nuk ka pasur asnjëherë qetësi në klubin roman, por pavarësisht të gjithave, palët kishin rënë dakord që të rinovonin kontratën këtë verë.

Megjithatë vonesa për firmën mbi kontratën e re ka bërë që spanjolli të humbë durimin dhe të shprehë zhgënjimin e tij në rrjetet sociale mbrëmjen e të martës.

Ndërkohë, të mërkurën ka preferuar të mos stërvitet nën urdhrat e Sarrit dhe të punojë në sallën e fizioterapisë, si për të protestuar ndaj drejtuesve, që vijojnë të zvarritin rinovimin.

Kjo situatë shqetëson jo vetëm mesfushorin, por edhe trajnerin Maurizio Sarri, i cili ka humbur tashmë serbin Milinkovic-Savic dhe një largim i mundshëm i Luis Albertos do ta dobësonte ndjeshëm skuadrën në mesin e fushës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco