Klopp gjen zëvendësuesin e Henderson, Liverpool transferon lojtarin që ‘çmendi’ Anglinë

Klopp gjen zëvendësuesin e Henderson, Liverpool transferon lojtarin që ‘çmendi’ Anglinë

22:20, 26/07/2023

Skuadra e Liverpool gjeti një zëvendësues për Jordan Henderson dhe menaxheri gjerman Jurgen Klopp vendosi të sjellë mesfushorin e Southampton, Romeo Lavia.

Sipas Fabrizio Romano, Liverpool do të dërgojë një ofertë për shërbimet e këtij lojtari në shumën prej gati 50 milionë euro, dhe përveç kësaj  do të paguajnë pak më shumë se tre milionë euro bonuse.

Romano më tej thekson se Liverpool dëshiron të jetë më i shpejtë se Chelsea, të cilët po e ndjekin këtë lojtar dhe duan ta sjellin në radhët e tyre, ndërsa Arsenali u dorëzua pasi u bë e qartë se Thomas Partey do të qëndronte në klub.

Lavia mbërrin në Liverpool në vend të Jordan Henderson, i cili do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite në një klub të drejtuar nga Steven Gerrard. Bëhet fjalë për Al Ettifaq.

Image

Ky do të jetë përforcimi i tretë për Liverpool-in këtë sezon, sërish në mesfushë, dhe më herët Reds nënshkruan me Alexis Mac Allister nga Brighton për 42 milionë euro dhe Dominik Szoboszlai nga Leipzig për 70 milionë euro.

 

Sezonin e ardhshëm skuadra e Klopp nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve, por pa dyshim ambiciet e klubit janë shumë të qarta – sulm për titullin kampion.

 

Romeo Lavia e filloi karrierën e tij në skuadrat e të rinjve të Manchester Cityt, nga i cili u transferua në Southampton vitin e kaluar për 12.3 milionë euro. Në sezonin e kaluar ka luajtur 35 ndeshje për këtë klub dhe ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco