Duro: Ekipi luajti shumë mirë, por kualifikimi nuk është i sigurt

Duro: Ekipi luajti shumë mirë, por kualifikimi nuk është i sigurt

20:26, 26/07/2023

Trajneri i Strugës, Shpëtim Duro dha një prononcim për mediat pas fitores 1-0 të skuadrës së tij ndaj Buducnostit, sfidë e vlefshme për raundin e dytë të Conference League. Tekniku Duro theksoi se fitorja ishte tejet e rëndësishme sidomos pas disfatës me Zalgiris, ndërsa shtoi se është i kënaqur nga puna e skuadrës dhe grupit të lojtarëve që ka në dispozicion.

“E rëndësishme është fitorja, edhe sot ja arritëm pas një shoku që kaluam pas eliminimit të pamerituar me Zalgiris. Bëmë dy ndeshje shumë të mirë, skuadra reagoi, pjesa e parë ishte dominim, mund të shënonim më shumë. Në pjesë e dytë duhej të ishim të kujdesshëm se janë ndeshje me dy takime, është vetëm ndeshja e katërt zyrtare, kemi pasur shumë ngarkesa dhe në këto katër ndeshje kanë luajtur pothuajse të njëjtët lojtarë”.

 

Edhe lojtarët e stolit u shfaqën mirë, sa i kënaqur jeni? “Zguro nuk luajti për arsye taktike dhe të tjerët janë lojtarë që i kemi pasur. Luajtën pak por bënë shumë dhe jam i kënaqur me alternativat. Sot futbolli nuk ka më ndeshje shtëpie ose jashtë, nuk kemi asgjë të sigurt. Duhet interpretuar mirë, jemi me një gol avantazh. Kishim edhe në pjesën e dytë mundësi, por e rëndësishme që portën e mbajtëm të paprekur”.

Ndeshja e kthimit? “Është fat që Struga, një skuadër pesëvjeçare të konsiderohet favorite ndaj Buducnostit. Kanë 100 ndeshje ndërkombëtare, ndërsa ne vetëm gjashtë. Është një punë e madhe, bëmë një ndeshje të shkëlqyer ndaj Zalgiris dhe tani konsiderohemi favoritë. Është diçka e madhe, aq më tepër me një buxhet modest”, u shpreh Duro për Super Sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco