Conference League/ Vendos Ibraimi, Struga fiton ndaj Buducnost dhe prek kualifikimin

Conference League/ Vendos Ibraimi, Struga fiton ndaj Buducnost dhe prek kualifikimin

19:05, 26/07/2023

Struga ka arritur të sigurojë fitoren e parë europiane, pasi ka mundur me rezultatin minimal 1-0 malazezët e Buducnost, ndeshje e vlefshme për turin e dytë eliminator të Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro i dominoi 90 minutat e sfidës, por për fat të keq nuk arriti të shënoni më shumë se një gol.

Golin i vetëm i takimit u realizua nga Besart Ibraimi, në minutën e 36-të, i cili përfitoi nga një gabim i kundërshtarëve dhe dërgoi topin në rrjetë. Me këtë rezultat, Struga hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit për të turin e tretë eliminator të Conference League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco