De Gea drejt Bayernit, ia hap Sommerit dyert e transferimit te Inter

De Gea drejt Bayernit, ia hap Sommerit dyert e transferimit te Inter

15:39, 26/07/2023

 

Bayern Munichu është duke menduar t’ia besojë David de Geas pozitën e portierit, raporton mediumi gjerman “Bild”.

Spanjolli u nda së fundmi me Manchester Unitedin, duke i dhënë fund eksperiencës 12 vjeçare. Dhe, duke i pasur parasysh dyshimet rreth së ardhmes së Manuel Neuerit, gjiganti bavarez i ka nisur kontaktet me ish-portierin e Atletico Madridit, i cili thuhet se e refuzoi Interin pak ditë më parë.

Nëse De Gea përfundon në “Allianz Arena”, kampioni gjerman do ta shesë portierin Yann Sommer, të cilin është duke e pritur krahëhapur Interi.

Ndërkohë, në ndeshjen me Manchester Cityn, trajneri Thomas Tuchel pozitën e portierit të parë do t’ia besojë Sommerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco