Arshavin mahnitet nga Mirlind Daku: Do shkojë në një nga 5 ligat kryesore

Arshavin mahnitet nga Mirlind Daku: Do shkojë në një nga 5 ligat kryesore

14:05, 25/07/2023

Mirlind Daku realizoi një debutim ëndrrash në Rusi tek skuadra e Rubin Kazan, teksa që në ndeshjen e parë shënoi një gol dhe dha një asist ndaj Lokomotivës së Moskës.

Performanca e 25-vjeçarit ka tërhequr dhe vëmendjen e ish-kapitenit të Rusisë dhe ish-futbollistit të Arsenalit, Andrey Arshavin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi një herë fituesi i Europa League beson se Daku në merkaton e dimrit ose verën e ardhshme mund të transferohet në një nga pesë ligat kryesore, duke e cilësuar si një lojtar me potencial për të prekur nivelet më të larta të futbollit europian.

Arshavin është mahnitur nga debutimi i Dakut, i cili ka luajtur vetëm 75 minuta në kampionatin rus, megjithatë që në përballjen e parë u shpall njeriu i ndeshjes.

Rubin Kazan shpenzoi 1.5 milionë euro për të transferuar Dakun nga Osijek që kishte kartonin e sulmuesit.

Daku u pajis dhe me pasaportë shqiptare pak ditë më parë, ndërkohë që fakti që ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, mund të jetë një opsion për kombëtaren e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco