Krasniqi para duelit me Mohamedin: Frikën se mendoj kurrë, do shihni diçka jashtë normales

Krasniqi para duelit me Mohamedin: Frikën se mendoj kurrë, do shihni diçka jashtë normales

13:00, 25/07/2023

Boksieri kosovar Robin Haxhi Krasniqi ka thënë se nuk ia ka aspak frikën kundërshtarit të tij francezit Nadjib Mohammedi me të cilin do të ballafaqohet me 5 gusht në kategorinë gjysmë të rëndë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai ka thënë se është duke u përgatitur maksimalisht për ta fituar këtë luftë duke shtuar se të pranishmit në stadium do të shohin diçka “jashtë normales”.

“Përgatitjet janë si gjithmonë maksimalisht, unë mundohem gjithmonë të thyej rekorde të përgatitjeve të kaluara kështu që besoj që më 5 gusht do ta kemi një prezantim diçka jashtë normales…Frikën nuk e mendojmë kurrë, vetëm për fitore mendojmë dhe bëjmë plane se çfarë të bëjmë pas fitores.”, tha Krasniqi.

Krasniqi me ekipin e tij është duke vizituar qendra kryesore të Kosovës duke prezantuar rrugëtimin dhe të arriturat e tij në boks dhe nga takimi me qytetarët ai thotë se po merr infuzionin më të fuqishëm për të qenë një fitues i madh.

“Këto na e japin motivin, por kanë edhe energjinë që na marrin por ky është infuzioni që e marrim më të fuqishmin për të qenë fituesi i madh”, theksoi Krasniqi.

Për luftën mes Krasniqi dhe Mohamedit shitja e biletave është duke vazhduar edhe më tutje, derisa çmimi i tyre është 20 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco