Lajmi i fundit

Ngjarja horror në Shkodër, fëmija e gjetur është vajza e dytë

VIDEO/ Ekipet e Premier League nisin turneun e miqësoreve në Amerikë, Chelsea bind ndaj Brighton

VIDEO/ Ekipet e Premier League nisin turneun e miqësoreve në Amerikë, Chelsea bind ndaj Brighton

12:26, 23/07/2023

Gjashtë skuadra të Premier League kanë nisur një turne miqësoresh luksi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Chelsea, Brighton, Fulham City, Brentford, Newcastle, Aston Villa do të zhvillojnë në total nëntë ndeshje në nëntë ditë nga 22 korriku deri në 30 korrik, me turneun që do funksionojë me sistem pikësh.

Sfida hapëse e këtij turneu ishte ajo mes Chelsea dhe Brighton, e cila u mbyll me fitoren 4-3 të “Bluve” të Londrës, duke i dhënë kështu një sinjal pozitiv tranjerit Mauricio Pochettino.

Pjesa e parë e këtij takimi u dominua nga ekipi i De Zerbit, që gjeti avantazhin në minutën e 13’ me Welbeck.

Megjithatë vetëm gjashtë minuta më pas Chelsea barazoi me Nkunku, që debutoi me gol dhe bëri që fraksioni i parë të mbyllej me barazimin 1-1.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar, me van Hecke që mori kartonin e dytë të kuq në minutën e 60’ dhe la Brighton-in me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Nga Chelsea shfrytëzuar superioritetin numerik dhe në minutën e 65’ Mudryk kaloi ekipin e tij në avantazh dhe njëkohësisht realizoi golin e tij të parë me londinezët.

Në minutën e 72’ Gallagher shënoi golin e tretë për Chelsea-n, ndërsa pesë minuta më vonë Jackson po ashtu gjeti rrjetën e parë me “blutë”, duke bërë “poker” për skuadrën e Pochettinos.

Brighton tentoi të reagonte dhe realizoi golin e dytë me Joao Pedro që fitoi një 11-metërsh dhe e ekzekutoi vetë penalltinë në minutën e 79′, duke debutuar me gol te “pulëbardhat”.

Ndërsa rezultati i ndeshjes u vulos nga Undav, që i asistuar nga Joao Pedro shënoi golin e tretë për skuadrën e teknikut italian në minutën e 89’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco