Lojtarë të helmuar, anulohet Barça-Juve

Lojtarë të helmuar, anulohet Barça-Juve

09:32, 23/07/2023

Barcelona-Juventus është anuluar. Fillimisht e planifikuar në orën 4.30 të mëngjesit me orën shqiptare, ndeshja e vlefshme për turneun e kampionëve të futbollit 2023 e planifikuar në Shtetet e Bashkuara u anulua për shkak të problemeve shëndetësore të lojtarëve blaugrana. 

Vetë Barça e bëri të ditur këtë lajm në një deklaratë mbrëmjen e djeshme. Në komunikatën e tyre bëhet e ditur se ky anulim i ndeshjes miqësore vije shkaku që disa lojtarë të tyre janë të helmuar: "Barcelona njofton se ndeshja kundër Juventus, e planifikuar për sot (dje) më 22 korrik në orën 19.30 (4:30 me orën shqiptare) në Levi's Stadium në kuadër të Soccer Champions Tour, është anuluar. Një pjesë e madhe e skuadrës është e prekur nga gastroenteriti viral".

Gastroenteriti viral është një inflamacion i brendshëm të traktit gastrointestinal. Mund të shkaktohet nga rotavirus, norovirus dhe adenovirus. Në përgjithësi, simptomat fillojnë 1 deri në 2 ditë pas infektimit me një virus që shkakton gastroenterit dhe mund të zgjasin nga 1 deri në 10 ditë, në varësi të virusit që shkakton sëmundjen

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco