Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Trajneri i Beshiktashit merr lehtë Tiranën: Shpresoj te një fitore pa vështirësi

Trajneri i Beshiktashit merr lehtë Tiranën: Shpresoj te një fitore pa vështirësi

22:33, 22/07/2023

Tirana do të përballet me gjigantin turk, Beshiktash, në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Trajneri i skuadrës turke, Senol Gynesh, duket se e ka marrë me të lehtë këtë ndeshje dhe se shpreson se skuadra e tij do të arrijë një fitore pa vështirësi.

“Tirana është një ekip dinamik. Ata gjithashtu luajnë në mbrojtje mirë dhe dalin mirë përpara. Ne do të shohim situatën tonë atje në Shqipëri. Shpresoj se do të fitojmë pa vështirësi. Do të jetë edhe një provë për ne. Për momentin, jam i lumtur që lojtarët po tregojnë diçka për skuadrën, nga oreksi e deri te disiplina e lojës”, u shpreh Gynesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco