Helmimi te Barcelona, 7 futbollistë me probleme në stomak

Helmimi te Barcelona, 7 futbollistë me probleme në stomak

21:50, 22/07/2023

Anulohet miqësorja Barcelona-Juventus. Dy skuadrat e njohura europiane, kishin zgjedhur të përballeshin mes tyre në SHBA. Por dueli nuk do të luhet.

Shkaku lidhet me problemet në stomak që kanë shfaqur disa lojtarë të skuadrës katalanase. Duke detyruar drejtuesit të anulonin miqësoren në Kaliforni.

Shtypi iberik shkruan se 7 lojtarë të kampionëve të Spanjës, nuk janë ndjerë aspak mirë gjatë mëngjesit të sotëm.

“Barcelona njofton se ndeshja kundër Juventusit, e planifikuar për sot, 22 korrik në orën 19:30 në ‘Levi’s Stadium’, në kuadër të Soccer Champions Tour, është anuluar.

Një pjesë e konsiderueshme e skuadrës Blaugrana ka gastroenterit viral”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit katalanas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco