Liverpooli arrin marrëveshje me Al Ettifaq për kapitenin Jordan Henderson

Liverpooli arrin marrëveshje me Al Ettifaq për kapitenin Jordan Henderson

22:52, 19/07/2023

Liverpool ka arritur marrëveshje me skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al Ettifaq, për shitjen e kapitenit Jordan Henderson për afërsisht 14 milionë euro.

Marrëveshja është mbyllur mes dy klubeve, duke i hapur rrugën 33-vjeçarit anglez për të siguruar lëvizjen e tij në Arabinë Saudite, megjithëse ai ende nuk ka rënë dakord për kushtet personale.

Henderson ka bërë 491 paraqitje që kur nënshkroi për Liverpool nga Sunderland në vitin 2011, ku ai fitoi titullin e kampionit në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Liverpool po i nënshtrohet një rindërtimi të mesfushës që nuk ka përfunduar ende.

Ata kanë afruar emra si Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai, ndërsa kanë interesim edhe për Romeo Lavia.

Thiago Alcantara ka qenë gjithashtu në shënjestër të Arabisë Saudite, ndërsa Al Ittihad i kishte bërë ofertë Liverpoolit për Fabinhon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco