Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ludogorets-Ballkani, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Ludogorets-Ballkani, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

20:54, 19/07/2023

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e kthimit në kuadër të kualifikueseve për në Ligën e Kampionëve mes Ludogorets dhe Ballkanit.

Ludogorets po avancon 2-0 ndaj Ballkanit, ndërsa rezultati nga dy ndeshjet është 2-2.

Pjesa e parë e tëra u takoi vendasve.

Ludogorets shënoi mjaft herët, në minutën e 4-t të ndeshjes me Bernard Tekpatey.

Përveç golit të hershëm ata kishin edhe shumë raste të tjera.

Në disa prej tyre ndërhyri mirë Enea Kolici, e në raste të tjera nuk u treguan të saktë Ludogorets.

Ballkani ishte pothuajse inekzistent, duke mos rrezikuar aq sa duhet kampionin e Bullgarisë.

Albion Rrahmani kishte një mundësi mirëpo nuk e shfrytëzoi.

Në anën tjetër Ludogorets shënoi edhe njëherë në minutat e fundit të ndeshjes.

Ishte përsëri Tekpatey që tundi rrjetën e Kolicit.

Pjesa e parë mbyllet 2-0, ndërsa më poshtë mund të shihni statistikat.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco