Redon Xhixha në superformë, shënon me Qarabagun në Champions League

Redon Xhixha në superformë, shënon me Qarabagun në Champions League

19:51, 19/07/2023

Redon Xhixha gjen golin e radhës me Qarabagun. Kampionët e Azerbajxhanit po fitojnë 4-0 takimin e kthimit të raundit të parë në Champions League kundër Lincoln Red Imps (Gjibraltar).

Teksa fituan 1-2 edhe sfidën e parë, me sulmuesin kurbinas autorin e golit të parë.

25-vjeçari ndodhet në formë të mirë sportive dhe sot ka festuar sërish.

Ishte minuta e 49-të kur Xhixha dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, duke dërguar rezultatin në 3-0.

Arbitri anësor e anuloi në fillim për pozicion të parregullt, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u cilësua i rregullt dhe ish-sulmuesi i Tiranës dhe Laçit nisi festën me shokët e skuadrës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco