Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Shprehu dashurinë e tij për Barcelonën, tifozët e Atletico Madridit shkatërrojnë pllakën e Felix para stadiumit

Shprehu dashurinë e tij për Barcelonën, tifozët e Atletico Madridit shkatërrojnë pllakën e Felix para stadiumit

18:43, 19/07/2023

Kur mbërriti tek Atletico Madrid nga Benfica në vitin 2019, Joao Felix u pagua 127 milionë euro dhe ende mban rekordin si lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit madrilen.

Megjithatë, portugezi nuk i përmbushi pritjet dhe shkoi në huazim te Chelsea.

Tani ai është kthyer në Atletico sepse Chelsea nuk donte ta blinte, por Simeone nuk e sheh atë në planet e tij as për sezonin e ardhshëm.

Felix tani është duke kërkuar dëshpërimisht një mënyrë për të vazhduar karrierën e tij dhe në intervistën e fundit ai iu ofrua Barcelonës, duke thënë se do të donte të luante në këtë klub, pasi është klubi që e ëndërron që në fëmijëri.

Përgjigja e Atletico Madridit mbërriti shpejt, pasi sipas AS, Atletico Madridi do ta lërë portugezin të shkojë në huazim te Barcelona nëse ai e dëshiron vërtet.

Marrëveshja mund të përfundojë deri në fund të kësaj jave.

Ashtu siç pritej, tifozët e Atleticos e morën këtë veprim të Felix si tradhti dhe këtë mëngjes disa prej tyre erdhën në Wanda Metropolitano dhe përdhosën pllakën e tij që qëndron para stadiumit.

Ata shënuan në emrin e tij disa ofendime i dërguan një mesazh të qartë: “Shko në Barcelonë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco