Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Chelsea vëzhgon situatën e Maguire

Chelsea vëzhgon situatën e Maguire

17:56, 19/07/2023

Chelsea po shqyrton një lëvizje për Harry Maguire pasi humbi Wesley Fofana nga një dëmtim i ligamentit, raporton 90min.

Me më pak se një muaj para fillimit të sezonit të ri të Premierligës, skuadra e Mauricio Pochettino ka pësuar një goditje me lajmin se qendërmbrojtësi francez Fofana i është nënshtruar operacionit, pasi lëndoi ligamentet ende pa filluar sezoni.

Fofana ka të ngjarë të humbasë pjesën më të madhe të sezonit 2023/24 si rezultat dhe, pasi kanë lënë tashmë Kalidou Koulibaly dhe Cesar Azpilicueta të largohen nga klubi këtë verë, Blutë po vlerësojnë shpejt opsionet e mbrojtjes të disponueshme në merkaton e kësaj vere.

Burimet kanë thënë për 90min se një nga opsionet e tyre është ish-kapiteni i Manchester United, Maguire dhe Chelsea ka bërë hetime për situatën e mbrojtësit në Old Trafford.

Maguire e ka humbur shiritin e kapitenit së fundmi te “Djajtë e Kuq”, teksa paraprakisht e kishte humbur edhe pozitën e titullarit në skuadrën angleze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco