Milani zyrtarizon blerjen e holandezit, ka firmosur për 5 vjet

Milani zyrtarizon blerjen e holandezit, ka firmosur për 5 vjet

17:37, 19/07/2023

Vjen dhe njoftimi zyrtar nga Milani për blerjen Tijjani Reijnders nga Az Alkmaar.

Mesfushori ka firmosur kontratë 5-vjeçare me “Djallin” dhe do ta mbajë veshur fanellën më numër 14.

Njoftimi i Milanit:

“Milani është i lumtur të njoftojë se Tijjani Reijnders u është bashkuar kuqezinjve nga AZ Alkmaar në mënyrë të përhershme. Mesfushori holandez ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2028.

I lindur më 29 korrik 1998 në Zwolle, Tijjani luajti në sistemin e të rinjve të FC Twentes deri në vitin 2015 kur u kthye në vendlindjen e tij për të nënshkruar për PEC Zwolle, ku bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 13 gusht 2017 (Zwolle 4-2 Roda JC).

Ai iu bashkua AZ sezonin tjetër dhe më pas luajti për ekipin e tyre rezervë për dy vjet përpara se të bënte debutimin e tij në ekipin e parë.

Ka shënuar nëntë gola dhe dha njëmbëdhjetë asistime në 105 paraqitje gjithsej në Eredivisie. Më 29 maj 2023, ai mori ftesë për të luajtur në kombëtare për ndeshjet e Nations League (Final Four), që u zhvilluan në Holandë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco