Rooney: Kane si i burgosur te Tottenhami

Rooney: Kane si i burgosur te Tottenhami

17:30, 19/07/2023

Wayne Rooney duke bërë shaka ka sugjeruar se Harry Kane po mbahet si i burgosur te Tottenhami, pas spekulimeve që po qarkullojnë për të ardhmen e yllit anglez.

Tottenhami ka refuzuar disa oferta për Kane këtë verë, me gjigantin gjerman, Bayern Munich që ka shprehur interesimin më serioz për ta transferuar kapitenin anglez.

Ndërsa trajneri i ri i Tottenhamit, Ange Postecoglou ka bërë të ditur se Kane dëshiron të qëndrojë në klub, kjo gjë nuk e ka ndalur Wayne Rooney të thotë se sulmuesi po mbahet si i burgosur te klubi londinez.

“Harry Kane, për mua do të ishte lojtari ideal për t’iu bashkuar Manchester United. Ai duket sikur po mbahet si i burgosur te Tottenhami, duket shumë e vështirë për të që të largohet nga aty”, tha Rooney.

Raportohet se Kane veçse ka arritur akord verbal me Bayern Munichun, por se ky i fundit ka pasur dy oferta të refuzuara nga Tottenhami për sulmuesin anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco