Tifozët ultras të Interit paralajmërojnë Cuadradon

Tifozët ultras të Interit paralajmërojnë Cuadradon

17:10, 19/07/2023

Ultrasit e Interit e mirëpresin ish-anësorin e Juventusit, Juan Cuadrado, por paralajmërojnë se ai duhet të ndryshojë pasi ‘bëri gjithçka’ për ta bërë veten të urryer.

Kolumbiani është duke kaluar testet mjekësore me zikaltrit përpara se të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare.

Ultrasit e Interit protestuan për nënshkrimin e tij të hënën në mbrëmje, duke kërkuar një takim me ish-anësorin e Juventusit.

Ata tani duken të gatshëm të lënë pas të kaluarën, por mirëpritën Cuadradon në klub me një pankartë të shfaqur sot (e mërkurë).

“Deri më sot, ju keni bërë gjithçka për ta bërë veten të urryer. Nëse dëshironi diçka tjetër, ju takon ta vërtetoni atë”, shkruhej në pankartën e tifozëve të Interit.

Gjatë periudhës së tij tetë vjeçare në Juventus, Cuadrado shpesh zemëroi tifozët e Interit dhe e mbylli ndeshjen e tij të fundit kundër zikaltërve në Torino me një karton të kuq pas përplasjes me Romelu Lukakun dhe Samir Handanovicin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco