Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Inteligjenca Artificiale krijon 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave në Premier League, mungojnë disa superyje

Inteligjenca Artificiale krijon 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave në Premier League, mungojnë disa superyje

16:37, 19/07/2023

Inteligjenca artificiale ka zgjedhur 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave në Premier League dhe ka disa zgjedhje tronditëse, duke shtuar edhe më shumë debatin se kush janë më të mirët në secilin repart.

Kur i gjithë njerëzimi të pushojë së ekzistuari në tokë, do të ketë ende "buburreca" apo gjallesa të tjera që do të "debatojnë" për Frank Lampard, Steven Gerrard dhe Paul Scholes.

Megjithatë, Inteligjenca Artificiale i ka dhënë fund debatit duke e zgjedhur vetëm Gerrardin si pjesë të mesfushës më të mirë të të gjitha kohërave në Premier League.

Në portë, Peter Schmeichel ishte lehtësisht portieri më i mirë për gjeneratën e tij dhe ndihmoi Manchester United të ngrinte pesë tituj të ligës, kështu që fitoi vendin në formacion edhe pse shumë mendojnë se Petr Cech është në të vërtetë portieri më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në Ligën Premier.

Në krahët e mbrojtjes janë zgjedhur Gary Neville dhe Ashley Cole, ndërsa edhe qendra duket e pakontestueshme me dyshen John Terry dhe Rio Ferdinand.

Mesfusha është padyshim e diskutueshme me mungesën e Lampard dhe Scholes, por edhe me faktin që inteligjenca artificiale ka vendosur të zgjedhë një rreshtim me diamant në vend të një mesfushe me anësorë.

Roy Keane dhe Patrick Vieira mund të kenë luftuar për të luajtur në një skuadër së bashku në kulmin e fuqive të tyre, por ata janë dy nga më të mëdhenjtë e ligës, ndërsa para tyre ka zënë vend Kevin de Bruyne, i cili ka fituar shumë trofe me Manchester Cityn.

Tifozët e Wayne Rooney, Sergio Aguero dhe Harry Kane mund të besojnë se lojtarët e tyre duhet të jenë medoemos në formacionin e më të mirëve, por vendin e tyre e kanë zënë legjendat si Alan Shearer dhe Thierry Henry.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco