Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Flakadanët e hedhur nga tifozët e Tiranës në Shqipëri-Moldavi, UEFA gjobit FSHF-në

Flakadanët e hedhur nga tifozët e Tiranës në Shqipëri-Moldavi, UEFA gjobit FSHF-në

16:00, 19/07/2023

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 21,250 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kualifikuese të Euro 2024, Shqipëri-Moldavi, e luajtur në stadiumin “Air Albania” më 17 qershor 2023.

Lajmin e ka dhënë vetë organi më i lartë vendimarrës i futbollit në Shqipëri, që bën me dije se penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga grupimi i tifozëve “Tirona Fanatics”, që ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, duke shkaktuar kështu trazira dhe situata krejtësisht të evitueshme.

Gjithashtu FSHF u bën thirrje tifogrupeve që të shmangin këto incidente, në mënyrë që mos të sjellin penalitet financiare për Kombëtaren dhe futbollin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco