Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Barcelona sërish në telashe: Duhen 60 milionë euro, Gundogan mund të largohet këtë verë

Barcelona sërish në telashe: Duhen 60 milionë euro, Gundogan mund të largohet këtë verë

15:45, 19/07/2023

Për të tretën verë radhazi, Barcelona ka problem me regjistrimin e lojtarëve të rinj për shkak të problemeve financiare dhe kufizimeve në masën e pagave të futbollistëve.

Për të tretën verë radhazi, tifozët e gjigantëve katalanas janë disi të hutuar dhe nuk e kuptojnë sesi një klub që sjell përforcime kaq të shtrenjta ka probleme me regjistrimin e tyre.

Verën e kaluar, u bë një merkato mbresëlënëse në të cilën Robert Lewandowski, Jules Kounde dhe Raphinha u transferuan për më shumë se 100 milionë euro. Në mënyrë që të balancohej dhe skuadra të regjistronte lojtarë, duhej të shitej dikush nga yjet e mëdhenj.

Frenkie de Jong refuzoi me këmbëngulje të largohej dhe kjo krijoi probleme. Ai qëndroi në klub dhe Barcelona shpëtoi veten në minutën e fundit. Mirëpo, sipas raportimeve të fundit nga Spanja, katalanasit do të kenë të njëjtat probleme këtë verë.

Siç raporton gazeta spanjolle Cope, Barcelona ka probleme me dy kompani sponsorizuese që ishin të detyruara t'i paguanin paratë deri më 15 qershor të këtij viti. Shifra në fjalë është 30 milionë euro deri më 15 qershor dhe 30 milionë euro të tjera pas 15 qershorit.

Ato para nuk kanë mbërritur në llogarinë e Barcelonës dhe nuk dihet se kur do të ndodhë. Teksa kanë llogaritur këto para në Camp Nou, Barcelona është në telashe dhe nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj pa 60 milionë euro.

Image

Pavarësisht se i mungojnë 60 milionë për të regjistruar përforcime, Barcelona beson se deri në fund të merkatos do ta zgjidhë këtë problem dhe do të hyjë pa probleme në sezonin e ri.

Aktualisht në klub janë të sapoardhurit Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez dhe transferimi i fundit Oriol Romeu. Megjithatë, në këtë grup bëjnë pjesë edhe lojtarët që kanë nënshkruar kontrata të reja me klubin, përkatësisht Sergi Roberto, Marcos Alonso dhe Ronald Araujo, të cilët gjithashtu nuk mund të regjistrohen.

Situata me Gundogan është veçanërisht interesante. Siç kemi shkruar së fundmi, me ardhjen e tij nga Manchester City, përfaqësuesi gjerman ka përfshirë në kontratën e tij një klauzolë tepër të zgjuar, që rrallë shihet në futbollin elitar botëror.

I vetëdijshëm për problemet financiare të Barcelonës, klubit të cilit i bashkohet, Gundogan, përmes drejtuesve të tij, ka futur një klauzolë në kontratë sipas së cilës ai mund të largohet nga Barcelona dhe ta ndërpresë kontratën tashmë këtë verë, nëse nuk regjistrohet për paraqitje nga një datë e caktuar.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco